Zbulohen formacionet: Juventus – Atletico, ka befasi të mëdha! Allegri ndryshon...

Zbulohen formacionet: Juventus – Atletico, ka befasi të mëdha! Allegri ndryshon...

09:13, 12/03/2019

Sot në orën 21:00 Juventusi do të presë në “Allianz Stadium” skuadrën e Atletico Madridit në ndeshjen e kthimit për fazën e 1/8-ave të Champions Leagues.

‘Zonja e Vjetër’ e ka humbur ndeshjen e parë në "Wanda Metropolitano" me rezultatin 2-0, ndërsa sonte shpreson të bëjë përmbysjen e madhe ndaj madrilenëve, shkruan SYRI.net.

Maxi Allageri do të jetë i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion, pasi Alex Sandro është i pezulluar, ndërsa, Mattia de Sciglio, Andrea Barzagli, Douglas Costa, Sami Khedira dhe Juan Cuadrado, janë të dëmtuar.

Sipas asaj që raporton “Sportmediaset”, Mario Mandzukic do të jetë partneri i Cristiano Ronaldos në repartin e sulmit. Por ajo që bie në sy është mungesa e Dybala që pritet ta nisë nga stoli rezervë.

Atletico Madrid nga ana tjetër, do të jetë pa Diego Costan dhe Thomas, të cilët gjithashtu janë të pezulluar nga ndeshja e parë, ndërsa Felipe Luis është në dilemë, pasi ka pësuar dëmtim.

Ja formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco