E bujshme/ Zbulohet blerja e parë e Zidanes pas rikthimit te Real Madrid

E bujshme/ Zbulohet blerja e parë e Zidanes pas rikthimit te Real Madrid

08:26, 12/03/2019

Tani që Zinedine Zidane është emëruar në stolin e Real Madridi ka filluar ta përgatitë ofertën për transferimin e yllit belg të Chelseat, Eden Hazardit.

Sipas të përditshmes angleze, “Telegraph”, menjëherë drejtuesit e “Los Blanocos” kanë nisur negociatat me homologët në Londër, ndërsa Zidanes i kanë lënë lirshmëri për të ndërtuar një ekipin sipas dëshirës, shkruan SYRI.net.

Çmimi për të cilin Hazardi do të kalojë nga “Stamford Bridge” në “Santiago Bernabeu” ende mbetet sekret, megjithatë besohet se madrilenët do t’i ofrojnë belgut kontratë deri në vitin 2022.

Hazardi ka thënë gjithmonë se ai është tifoz i madh i Zinedine Zidane dhe tani që francezi është emëruar përsëri trajner i Real Madridit, transferimi i Hazardit me shumë gjasa pritet të ndodhë gjatë merkatos së verës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco