Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Eintracht Frankfurt i bën presion Interit nga Gjermania

Eintracht Frankfurt i bën presion Interit nga Gjermania

22:58, 11/03/2019

Vetëm 3 ditë para transfertës së Milanos, ku do të përballet me Interin për ndeshjen e kthimit të Europa Leagues, Eintrachti i Frankfurtit u ka dërguar një mesazh “të frikshëm” zikaltërve.

Kjo pasi skuadra e drejtuar nga Hutter, arriti të fitojë me rezultatin e thellë 0-3, në transfertën ndaj Dusseldorfit, të vlefshme për javën e 25-të të Bundesligës gjermane.

Pacienca zhbllokoi rezultatin për Eintrachtin në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Haller shënoi dy herë në minutat shtesë, duke vulosur suksesin.

Me këto 3 pikë, Eintracht Frankfurt mbetet në vendin e pestë, me 43 pikë dhe mban gjallë shpresat për një vend në zonën Champions.

Ndërkohë, të enjten në mbrëmje do të përballet me Interin në sfidën që do të përcaktojë se cila nga skuadrat do të kalojë në fazën çerekfinale të Europa League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco