VIDEO/ Ranieri debuton me fitore në krye të Romës

VIDEO/ Ranieri debuton me fitore në krye të Romës

22:44, 11/03/2019

Roma e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me Klaudio Ranierin në stol.

Në debutimin e tij me ekipin kryeqytetas, në “Olimpico” Roma fitoi me shifrat 2-1 përballë Empolit, ku titullar ishte në mbrojtje edhe shqiptari, Frederik Veseli.

Rezultatin e zhbllokoi Stefan El Sharawi, që në minutën e 9-të, me anë të një super goli nga jashtë zone, që nuk i la aspak mundësi portierit kundërshtar.

Por, vetëm 3 minuta më pas, Juan Jesus i bëri një nder Empolit, duke shënuar një gol në portën e tij, pas një mosmarrëveshje në zonë.

Gjithsesi, për të kaluar sërish në avantazh, mendoi Patrick Shick, që shënoi në minutën e 33-të.

Kështu, me këtë fitore Roma qëndron në vendin e pestë, me 47 pikë, ndërsa Empoli i Veselit mbetet në vendin e 17-të, një sipër mbi zonën e nxehtë, vetëm një pikë më shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco