Guardiola e pranon: Manchester City është si adoleshent në Champions League

Guardiola e pranon: Manchester City është si adoleshent në Champions League

22:32, 11/03/2019

Pep Guardiola këmbëngul se mbi Manchester Cityn nuk ka asnjë lloj trysnie në Ligën e Kampioneve, pavarësisht dëshirës për ta fituar këtë trofe.

Tekniku spanjoll e argumenton këtë mendim të tijin me faktin se klubi nuk ka shumë histori në arenën ndërkombëtare.

“Mendoj se nuk mund të krahasohemi me skuadrat e tjera dhe një trofe nuk do ta ndryshojë këtë. Ne jemi adoleshentë në këtë turne. Kjo është ajo që ndjej. Ne mund të fitojmë, mund të hedhim një tjetër hap. Por të duhen 20 apo 30 vite. Nuk e mohoj që kur arrin në fazat e fundit të turneut, ke bërë një hap para. Nuk janë justifikime, pasi ne duam ta fitojmë, nuk është rruga e duhur ajo që të mendojmë se nuk ka ndodhur asgjë nëse nuk ecim para, për shkak të historisë. Duhet të ëndërrosh sa më shumë që të jetë e mundur. Por duhet pranuar se ka edhe skuadra të tjera që e mendojnë njëlloj, me shumë talent. Duam të konkurrojmë me më të mirët”, tha Guardiola.

Tashmë edhe tifozët e Manchester Cityt kanë filluar të argëtohen dhe nuk vërshëllejnë më aq shumë himnin e Ligës së Kampioneve.

“Mendoj se herën e kaluar kishte më pak vërshëllima. Njerëzit këtu kanë defiluar të argëtohen me këtë turne, ndjejnë se mund t’ia dalim. Ndoshta nuk do të kalojmë gjithmonë, por kjo është ajo që synojmë”, tha Guardiola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco