Garë e fortë e ‘bomberave’ për ‘Këpucën e Artë’. Ja kush ka shënuar më shumë deri tani

Garë e fortë e ‘bomberave’ për ‘Këpucën e Artë’. Ja kush ka shënuar më shumë deri tani

21:18, 11/03/2019

Kampionateve kryesorë të Europës, po iu vjen fundi dhe në shumicën prej tyre çështja e titullit kampion është e zgjidhur.

Megjithatë, tani objektivat duket se do të jenë mes sulmuesve për të fituar trofeun prestigjioz të “Këpucës së Artë”, që i jepet futbollistit që koleksionon më shumë gola.

Momentalisht, emri që udhëheq listën e golashënuesve, nuk është surprizë, pasi bëhet fjalë për Lionel Mesin, i cili e ka fituar 5 herë në karrierën e tij këtë trofe.

Argjentinasi edhe në këtë sezon është pretendenti kryesor për të triumfuar, ndërsa ka shënuar 26 gola.

Ai që ndjek Mesin në këtë listë është sulmuesi i PSG, Kilian Mbape me vetëm 2 gola më pak.

Francezi po zhvillon një sezon prej protagonisti me parizienët, duke u kthyer në liderin e repartit sulmues.

Surpriza vjen pikërisht në vendin e tretë që renditet një sulmues si Fabio Kualjarela.

Italiani duket se po kalon një rini të dytë, dhe në këtë sezon po konkurron me Kristiano Ronaldon dhe Piatek në kampionat, teksa ka realizuar 20 gola, ndërkohë që sulmuesit e Juventusit dhe Milanit janë ndalur në kuotën e 19 realizimeve.

Megjithatë, gara e golave mes emrave të mëdhenj të futbollit, mbetet e gjitha për t’u shijuar deri në fundin e sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco