Allegri konfirmon mungesën e rëndësishme ndaj Atleticos

Allegri konfirmon mungesën e rëndësishme ndaj Atleticos

19:58, 11/03/2019

Juventusi do të luajë nesër ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër Atleticos për Ligën e Kampionëve.

Do të jetë një ndeshje e madhe për bardhezinjtë, që janë të destinuar të bëjnë sfidën e jetës për të kaluar në fazën tjetër.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ka folur trajneri bardhezi Masimilliano Allegri.

“Dagllas Kosta nuk do të jetë ditën e nesërme, pasi u dëmtua sërish dhe është i pamundur. Ne duhet të bëjmë më të mirën. Kushdo që do të jetë në fushë e di se çfarë do të bëjë dhe do të jetë i rëndësishëm për atë që kemi përgatitur”, theksoi Allegri.

Së fundmi flitet se Allegri nuk do të jetë më në krye të Juventusit, edhe sikur të fitohet Championsi.

“Nëse kualifikohemi, do të ishte shtytje e madhe për klubin, por kjo nuk do të thotë asgjë për mua”, përfundoi tekniku i bardhezinjve..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco