Ikën Solari, Zinedine Zidane emërohet trajner i Real Madridit

Ikën Solari, Zinedine Zidane emërohet trajner i Real Madridit

18:42, 11/03/2019

Real Madridi sapo ka marrë vendimin zyrtar. Klubi madrilen ka shkarkuar argjentinasin Santiago Solari dhe në vend të tij ka emëruar Zinedine Zidane.

Bordi drejtues i klubit ka pranuar propozimin nga Perez për të zgjedhur teknikun francez në krye të skuadrës.

Zidane do të rikthehet pas 283 ditësh te Reali dhe do të firmosë një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2022.

Zidane do të flas para mediave në krah të Perezit në orën 20:00, siç raportojnë mediat spanjolle dhe vetë faqja zyrtare e klubit madrilen.

Nesër pritet në orën 18:00, të kryejë stërvitje e parë me skuadrën.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco