Zbulohen shkaqet pse Zidane merr drejtimin e Realit në këtë moment të vështirë

Zbulohen shkaqet pse Zidane merr drejtimin e Realit në këtë moment të vështirë

18:16, 11/03/2019

Rikthimi i Zinedine Zidane pas 8 muajsh në stolin e Real Madridit është lajmi që të gjithë tifozët madrilenë prisnin.

Florentino Perez po sulmohej në çdo front dhe ishte koha të bënte lëvizjen e madhe.

Një nga motivet se pse Zidane do të vijë që tani, duke nisur menjëherë stërvitjen është pikërisht ky. Hemorragjia duhet të ndalej pas një viti të dështuar.

Sipas asaj që shkruhet, kontrata do të jetë vetëm me kohëzgjatje për 3 vite e gjysmë, por një tjetër kërkesë ka qenë ajo që është bërë nga vetë trajneri.

Zidane do të marrë përsipër të seleksionojë ata futbollistë që i duhen për projektin e tij.

Fakti që është larguar prej 8 muajsh nga ai ambient dhe ka pasur prurje të reja ka bërë që të kërkojë kohën për të studiuar gjendjen e tyre.

Zidane beson se disa nga ata futbollistë nuk janë më të aftë të japin më të mirën.

Skuadra do të futet në një "Big Brother", ku do të vëzhgohen të gjithë.

Për këtë arsye, këto muaj, deri në fund, do të punohet në këtë front, sigurisht duke arritur sa më shumë rezultate pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco