VIDEO/ Bekim Balaj shënon me penallti, ‘sms’ Panuccit për sfidën me Turqinë

VIDEO/ Bekim Balaj shënon me penallti, ‘sms’ Panuccit për sfidën me Turqinë

17:37, 11/03/2019

Bekim Balaj ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, teksa ekipi i tij Akhmat Grozni barazoi në shtëpi me rezultatin 1-1 ndaj Ural.

Miqtë kishin kaluar në avantazh pjesën e parë falë një autogoli, por me nisjen e të dytës, ishte shkodrani Balaj, që goditi saktë një 11-metërsh.

El Kabir u rrëzua në zonë nga miqtë, dhe duke u munduar të largonte topin, e preku atë me dorë, dhe si rrjedhojë arbitri akordoi penallti.

Përballë portierit kundërshtar, Balaj nuk fali nga 11-metra, dhe barazoi rezultatin, me Akhmat Groznin që tashmë gjendet në vendin e 8-të pas 19 ndeshjesh, me 24 pikë në total.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco