VIDEO/ Shihni si Bayern Munchen stërvitet në borë për duelin me Liverpoolin

VIDEO/ Shihni si Bayern Munchen stërvitet në borë për duelin me Liverpoolin

16:47, 11/03/2019

Europa është pushtuar edhe njëherë tjetër nga reshjet e dendura të dëborës, ku kryesisht Gjermania po e vuan më shumë këtë të ftohtë.

Bayern Munchen dhe Liverpooli do të luajnë të mërkurën ndeshjen e kthimit të Champions League, ku gjithçka është e hapur, pasi takimi i parë është mbyllur në barazim pa gola.

Bavarezët kanë dalë sot në stërvitje para ndeshjes dhe e kanë nisur stërvitjen me fushë të pastruar, por më pas ka nisur një dëborë e dendur që ka vështirësuar jo pak punën e tyre.

Edhe të mërkurën, pritet që takimi në mbrëmje të luhet nën reshjet e dëborës dhe nën pushtimin e një ere të fortë.

Mediat gjermane raportojnë se temperaturat mund të arrijnë deri në 4 gradë celsius, por lagështia dhe era mund të japin një tjetër ide, duke lënë të kuptohet se mund të jetë shumë më ftohtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco