Pritet ‘fortunë’ te Reali, merret sot vendimi për Santiago Solarin

Pritet ‘fortunë’ te Reali, merret sot vendimi për Santiago Solarin

16:20, 11/03/2019

Reali i Madridit është grumbulluar sot si normalisht për të vazhduar seancën çlodhëse, pas fitores së djeshme kundër Valladolidit.

“Marca”, gazetë shumë afër madrilenëve, ka zbuluar se sot pasdite në orën 18:00 do të shkarkohet Solari dhe vendin e tij do ta zërë Zidane.

Sipas “Jugones”, francezi ka pranuar ofertën e Perezit dhe pritet që të jetë sërish në drejtimin e Realit.

Ndërsa edhe “Sport” e verifikon që Solari do të shkarkohet sot. Ndërkohë sot në mëngjes “El Pais” raportoi se Zidane ka marrë një ofertë nga Juventusi që pritet ta pranojë.

Tashmë nuk dihet se cili është versioni më i saktë, por shihet se mediat spanjolle bëjnë fakt të kryer që Solari do të shkarkohet ditën e sotme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco