Lippi jep recetën: Ja mënyra si Juventusi kualifikohet në Champions

Lippi jep recetën: Ja mënyra si Juventusi kualifikohet në Champions

15:50, 11/03/2019

Marcello Lippi, trajneri që fitoi të fundit Kupë Europiane me Juventusin, në vitin 1996, beson se skuadra torineze do të reagojë duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë kundër Atleticos në Champions League.

Në një intervistë të dhënë të hënën për gazetën italiane “La Repubblica”, kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 jep recetën e tij si duhet të veprojnë lojtarët e Juventusit.

“Juventusi nuk vdes kurrë. Ata që besojnë se është jashtë Champions-it, nuk e njohin atë. Juventusi është në njëfarë mënyre i pavdekshëm, sidomos kur e ke lënduar atë”, tha fillimisht ai.

“Skuadra duhet të jetë e qetë para gjykimit të opinionit se ky është viti i Juventusit. Bardhezinjtë nuk kanë shtatë jetë (shpirtra), por shtatëdhjetë të tilla. Në skuadër ka lojtarë veteranë, që dinë t’i menaxhojnë momentet e vuajtjes. Ata nuk duhet të humbasin përqendrimin dhe të jenë të durueshëm. Patjetër, do të vijnë edhe golat”, vijoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco