Nuk është Zidane! Legjenda e 'galaktikëve' pranë stolit të Real Madridit

Nuk është Zidane! Legjenda e 'galaktikëve' pranë stolit të Real Madridit

13:30, 11/03/2019

Pas dështimit, Real Madrid pritet që në fund të sezonit ta shkarkojë Santiago Solarin.

Së fundmi është tabloidi britanik “The SUN” që shkruan se Roberto Carlos është bërë kandidat kryesor për tu ulur në stolin e Real Madridit gjatë verës së ardhshme, shkruan SYRI.net.

Madrilenët shpresojnë që braziliani ta ndjek rrugën e ish-bashkëlojtarit të tij, Zinedine Zidane i cili fitoi 3 herë radhazi trofeun e Champions Leagues.

45-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të përkohshme me klubin e Real Madridit, ndërsa ajo mund të zgjatet në rast të rezultateve pozitive.

Kujtojmë që brenda 8 ditëve, Real Madrid doli nga gara për titullin kampion gjithashtu u eliminua nga Champions League dhe Kupa e Mbretit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco