Gjici kërcënon: Largohemi nëse nuk ndryshon situata, 3 vite burg janë pak!

Gjici kërcënon: Largohemi nëse nuk ndryshon situata, 3 vite burg janë pak!

12:57, 11/03/2019

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka folur gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme ndërmjet FSHF-së dhe qeverisë me temën e diskutimit “sigurinë maksimale në stadiumet shqiptare”.

Gjatë fjalës së tij numri një i klubit verilindor e pranoi propozimet për të ashpërsuar ligjin në kodin penal për tifozët që futen në fushën e blertë.

Sipas tij personat që futen ën fushë duhet të dënohen më shumë se 3 vite burg (propozimi i kryeministrit Edi Rama).

 “Dhuna në futboll na ka marrë në qafë ne këta 5 apo 10 palo tifozë dhe nuk kemi mundur dot që këta tifozë që prishin klimë t’i ndëshkojmë. Këta tifozë dhe ata presidentë që ushtrojnë dhunë të përgjigjen para ligjit.

3 vite burg më duken pak, pasi kemi investuar për të bërë futboll dhe jo dhunë. Kërkojmë që afatet të jenë të përshpejtuar ose të tërhiqemi nga klubet dhe t’i mbajnë bashkitë. Ne që investojmë para nuk jemi pronarë. Asnjë nuk është pronar përveç Partizanit që është 100 % privat”, u shpreh Gjici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco