Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Zbulohet si e bleu Katari të drejtën për të organizuar Botërorin 2022

Zbulohet si e bleu Katari të drejtën për të organizuar Botërorin 2022

23:50, 10/03/2019

Caktimi i të drejtës së organizimit të Botërorit të futbollit për Rusinë dhe Katarin ishte një nga çështjet më të diskutuara në historinë plot dritëhije të Joseph Blatter në drejtimin e FIFA-s.

Por, nëse Rusia verën e kaluar shkëlqeu me turneun, pavarësisht mënyrës se si e mori këtë privilegj, vazhdon të bëjë bujë zbulimi i detajeve të ndikimit të votimit, përmes korrupsionit.

Vite më parë, një “dush” me dollarë falsë në kokën e Sep Blaterit ishin hakmarrja e vetme e atyre që pretendonin se procesi ishte korruptiv.

Tani, një investigim i “Sunday Times” tregon se shteti i Katarit fshehurazi ofroi 400 milionë dollarë për FIFA-n vetëm 21 ditë para se të fitonin të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2022.

Në dokumentet e zbuluara nga tabloidi anglez, zbulohet se drejtuesit e televizionit shtetëror Katar “Al Jazeera” të kontrolluar nga emiri i Katarit, nënshkruan një kontratë televizive duke bërë një ofertë jashtë logjikës ekonomike.

Por jo vetëm kaq. Kontrata ka përfshirë gjithashtu një tarifë suksesi të pashembullt 100 milionë dollarë që do t’i paguhej FIFA-s vetëm nëse Katari ishte i suksesshëm në votimin e Kupës së Botës në procesin kontrovers në 2010.

“Sunday Times” gjithashtu pohon se një tjetër ofertë prej 480 milionë dollarësh është bërë nga Katari tre vjet më vonë. Praktikisht, FIFA-s iu ofrua direkt 880 milionë dollarë nga shteti i Katarit në përpjekjet e saj për të mbajtur të drejtën për të organizuar Kampionatin Botëror 2022.

Kjo kontratë tani është pjesë e një hetimi për ryshfet nga policia zvicerane. Shuma totale ende pa nisur topi i parë ka shkuar 880 milionë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco