Gattuso rrezikon të jetë në stol në derbin me Interin

Gattuso rrezikon të jetë në stol në derbin me Interin

21:01, 10/03/2019

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, rrezikon të mos jetë në pankinë në ndeshjen e rëndësishme që skuadra e tij do të luajë ndaj Interit në kampionatin italian të futbollit.

Tekniku i kuqezinjve u përjashtua pas një debati të ashpër me arbitrin, por skualifikimi i ish-mesfushorit energjik nuk është as automatik dhe as diçka e shkruar në rregullore.

Nëse Gattuso do të jetë në stol në derbin ndaj Interit, këtë do ta vendosin delegatët dhe raporti i tyre, i cili u shkrua pas fitores së kësaj fundjave ndaj Chievos.

Arbitri Paireto e ndëshkoi trajnerin për protestat e mëdha mbi një faull në dëm të Paqueta, me brazilianin që qëndronte në fushë mes dhimbjes, për ndërhyrjen e Dusi.

Për Gattuson po projektohet një gjobë, por në rast se fjalët e tij ndaj gjyqtarëve kanë qenë të rënda, ai do të mund ta shohë derbin e “San Siros” vetëm si spektator.

Vendimi për të nga Disiplina do të merret të martën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco