Sampdoria-Atalanta mbyllet me incident, ja çfarë ndodhi në tunel

Sampdoria-Atalanta mbyllet me incident, ja çfarë ndodhi në tunel

20:29, 10/03/2019

Atalanta mori një trepikësh me mjaft vlera në transfertën e vështirë gjenoveze, përballë Sampdorias, por një incident i regjistruar në tunelin drejt dhomave të zhveshjes, do të bëjë që kjo sfidë të vijojë gjatë.

Kjo pasi trajneri i bergamaskëve, Gasperini, po protestonte ashpër dhe u përjashtua nga arbitri kryesor i takimit, por pikërisht kur po dilte nga fusha, u përplas me Massimo Ienca, një drejtues i skuadrës së Sampit.

Sampdoria doli menjëherë me një deklaratë zyrtare, ku akuzoi Gasperinin se ka goditur sekretarin e përgjithshëm të klubit dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente, përfshi edhe Prokurorinë Federale, që të bëjnë detyrën.

Nga ana tjetër, vetë Gasperini në përfundim të takimit, tha se e njeh mirë Iencan, me të cilin ka punuar edhe te Genoa dhe se thjesht i kishte dhënë një të shtyrë, pasi ky i fundit e kishte provokuar, duke i kujtuar detaje të pakëndshme.

“Ienca-n e njoh mirë, madje edhe disa familjarë të tij. Filloi të më provokojë dhe thjesht i dhashë një të shtyrë, për të më hapur rrugën që të largohesha. Nuk pati goditje, kjo është një sajesë e turpshme. I njëjti person më ka provokuar edhe vitin e kaluar, duke duartrokitur pas shpinës time, pas një ndeshjeje të cilën e kishim humbur”, tha Gasperini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco