VIDEO/ Interi kalon SPAL-in, gati për derbin me Milanin

VIDEO/ Interi kalon SPAL-in, gati për derbin me Milanin

17:11, 10/03/2019

Inter arrin të marrë tri pikët në “San Siro”, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj SPAL, në takimin e vlefshëm për javën e 27-të të Serie A, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Politano në minutën e 67-të dhe Gagliardini në të 77’ i dhanë fitoren zikaltërve.

Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 50 pikëve (vendi i katërt), vetëm 1 më pak se Milani i vendit të tretë.

Javën që vjen do të jetë derbi me Milanin, i cili i gjen të dy ekipet mjaft pranë njëri-tjetrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco