Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Platini shpërthen kundër VAR-it: Heq emocionet e lojës

Platini shpërthen kundër VAR-it: Heq emocionet e lojës

16:16, 10/03/2019

Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, sot në një intervistë ka deklaruar se është kundër aplikimit të VAR-it në futbolli.

Sipas tij, teknologjia në futboll nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka hequr emocionet dhe bukurinë e sportit.

“Gjatë kohës që kam qenë në krye të UEFA-s jam përpjekur të mbroj këtë sport dhe lojtarët. Ajo që ndodhi të mërkurën në Paris e mbështet atë që kam thënë prej kohësh. Gjyqtari mori një vendim duke dhënë goditje këndi, pasi nuk e konsideroi prekjen e topit të pavullnetshme. Më pas e lajmëruan dhe akordoi penallti”, ka thënë Platini.

Ndërkaq ai ka shtuar: “Që në fillim kam qenë kundër VAR-it, pasi kur kam qenë futbollist kam kuptuar se televizioni asnjëherë nuk thotë të vërtetën e asaj që ndodh realisht në fushën e lojës. Ata gjyqtarë që rrinë në dhomat e VAR-it ndryshojnë emocionin e lojës”, tha francezi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco