E bujshme! Zidane zbret në Torino për tu takuar me Juventus

E bujshme! Zidane zbret në Torino për tu takuar me Juventus

13:55, 10/03/2019

Nga Italia vijnë lajme shumë të bujshme nga mediat sportive. Zinedine Zidane ka zbritur në Torino duke lënë të kuptohet se mes tij dhe Juventus ka diçka që po lëviz.

Ish-trajneri i Real Madridit Zidane është zgjedhja e parë e Juventusit nëse Massimiliano Allegri largohet në verë, gjë që duket shumë e mundshme, pavarësisht rezultatit kundër Atletico Madridit këtë të martë në Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetës La Stampa, Zidane ndodhet në Torino në këto dy ditët e fundit dhe tashmë e ka shfrytëzuar rastin të flasë me përfaqësuesit e klubit.

Ish-bashkëlojtari i tij te Juve, Amoruso i ka ndezur thashethemet edhe më shumë, duke e publikuar një fotografi nga ndeshja e tyre e vitit 2016 në futboll të vogël me Ciro Ferraran dhe Mark Iulianon në Instagram.

Thuhet se Zidane nuk është takuar drejtpërdrejt me presidentin Andrea Agnellin, por mund ta diskutojë situatën me përfaqësuesit e bardhezinjve.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco