Shokon Panucci, lihet jashtë lojtari më në formë i momentit

Shokon Panucci, lihet jashtë lojtari më në formë i momentit

13:00, 10/03/2019

Të enjten do të publikohet lista me futbollistët e grumbulluar për ndeshjet që Shqipëria luan pak ditë më vonë, të vlefshme për eliminatoret e Europianit të ardhshëm. Në listë, pritet që të ketë emra të rinj dhe risi, por ashtu siç jemi mësuar do të ketë edhe mungesa të çuditshme.

Një nga to është edhe Ermir Lenjani i cili po kalon një moment mjaft të mirë në kampionatin zviceran me skuadrën e Sionit. Mbrojtësi i majtë i cili mund të luajë edhe si mesfushor i majtë, ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Sionit këtë sezon, por mesa duket Panuçi nuk e ka vënë re paraqitjen e tij.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Lenjani e ka bërë vetë të ditur këtë fakt duke u shprehur se ndihet jo pak i çuditur. “Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga Kombëtarja”, shkruan Lenjani në profilin e tij. 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco