Ja ekipi ku James Rodrigues do të luajë sezonin e ardhshëm

Ja ekipi ku James Rodrigues do të luajë sezonin e ardhshëm

11:32, 09/03/2019

James Rodrigues duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas asaj që raportohet në Gjermani, drejtuesit e Bayern janë të sigurt që Rodrigues do vazhdojë të jetë lojtar i Bayern. Siç duket të dyja palët kanë rënë dakort për të vazhduar sëbashku.

Ylli kolumbian i është bashkuar Bayern Munich në vitin 2017 në formulën e huazimit nga Real Madrid.

Sezoni i parë te Bayern Munich për James ishte për t’u vlerësuar, kur ai shënoi shtatë gola dhe bëri 11 asistime në 25 ndeshje, por sezoni 2018/2019 e ka bërë atë të ndihet më pak i rëndësishëm nën urdhrat e Niko Kovaç.

Pavarësisht kësaj, Rummenigge, ka shprehur mbështetjen për James, duke thënë se lojtari do të mbetet te Bayern Munich edhe sezonin tjetër.

“Unë besoj fort se ai do të luajë për Bayern Munich edhe sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Rummenigge.

“Unë jam ende tifoz i madh i James dhe jam i sigurt se trajneri Kovac i sheh cilësitë e tij, dhe ai si unë, është shumë i lumtur me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco