Tradhtoi Shqipërinë për Greqinë, ja çfarë thotë Durmishaj

Tradhtoi Shqipërinë për Greqinë, ja çfarë thotë Durmishaj

11:05, 09/03/2019

Ka ardhur edhe reagimi i Durmishaj pas ngjarjes e cila po bën bujë në Shqipëri dhe Greqi.

Sulmuesi shqiptar do të bashkohet me kombëtaren greke dhe është një goditje e madhe, sipas mediave helene, që e vlerësojnë jashtëzakonisht yllin e Panioniosit.

Ish-sulmuesi i Shqipërisë U21 ka lëshuar një intervistë për mediat greke, që do të transmetohet të dielën dhe përmban fraza të forta të 22-vjeçarit, i cili shpjegon pse ka zgjedhur Greqinë.

Sulmuesi tregon dëshirën e Angelos Anastasiadis dhe Angelos Basinas për ta integruar në kombëtaren e Greqisë.

“Nuk mund ta mohoj, por ta dua këtë vend. Miqtë e mi më të mirë janë grekët, më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin më si të huaj. Tani jam i vjetër këtu. Një dorë që të ushqen e ndihmon, kurrë nuk mund ta kafshosh”, tha ai.

“Unë e respektoj këtë vend plotësisht. Kam ardhur me familjen time në Greqi në një situatë shumë të vështirë dhe na keni ndihmuar shumë”.

“Kjo është arsyeja pse dua ta nderoj këtë vend sa më shumë që mundem”.

“Është një nder i madh për mua, që më vlerësojnë Anastasiadis dhe Basinas. Dua ta tregoj veten sa më mirë, për ta justifikuar gjithë vlerësimin që kanë për mua”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Voroepiroti10/03/2019 16:39

Bravo su karaputana.

Shto koment

Denonco