Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Talenti i Ajax ngacmon Vinicius: Shikoje nga shtëpia tani Realin

Talenti i Ajax ngacmon Vinicius: Shikoje nga shtëpia tani Realin

10:30, 09/03/2019

Përveç përballjes Real Madrid-Ajax, në fushë ishte edhe përballja mes dy talenteve brazilian, Vinicus të Real Madrid dhe Neres të Ajax.

Talenti i Ajaxit, David Neres, pritet të debutojë me Brazilin pasi është thirrur nga Tite për të zëvendësuar të lënduarin e Real Madridit, Vinicius Junior.

Të dy talentet e rinj të Brazilit startuan në “Santiago Bernabeu” të martën në ndeshjen Real Madrid vs Ajax.

Ishte natë për t’u harruar për vendasit, dhe natë për t’u mbajtur mend për mysafirët – që triumfuan 4-1 dhe kaluan në çerekfinale të Champions League.

Vinicius nuk la gjurmë në këtë takim pasi u detyrua të largohet nga loja në pjesën e parë, kurse Neres shënoi golin e dytë për holandezët që e shokuan Madridin midis Bernabeut.

“Janë dy lojtarë të rinj të talentuar që po rriten dita ditës. I kemi përcjell ata gjatë gjithë kohës. Neres do të zëvendësojë Viniciusin, këtij të fundit i urojmë shërim sa më të shpejtë”, tha koordinatori i ekipit, Edu Gaspar.

Brazili do të përballet me 23 mars me Panaman në Portugali, ndërsa tri ditë më pas do të kenë punë me Çekinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco