Merr fund gjithçka, ja çfarë thotë Marcelo për kalimin tek Juventus

Merr fund gjithçka, ja çfarë thotë Marcelo për kalimin tek Juventus

10:10, 09/03/2019

Marcelo ka vendosur të flasë për të ardhmen e tij.

Për mbrojtësin brazilian flitet se do kalonte në Serie A te Juventusi, për t’i dhënë fund qëndrimit prej 12 viteve në ‘Santiago Bernabeu’.

Ditë më parë mediet në Spanjë raportonin se një marrëveshje është arritur, dhe se Marcelo do t’i bashkohet Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Por, Marcelo ka vendosur të ‘turbullojë’ edhe më shumë situatën, me një postim në rrjetet sociale.

30 vjeçari ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale nga stërvitja te Real Madrid, me përshkrimin se ky vend është shtëpia e tij.

Marcelo ka humbur vendin e titullarit që pas ardhjes së Santiago Solarit në krye të Real Madridit, por duket se braziliani ka vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për pozitën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco