Reagon Skënderbeu: Ja data kur CAS do të marrë vendimin përfundimtar

Reagon Skënderbeu: Ja data kur CAS do të marrë vendimin përfundimtar

19:57, 08/03/2019

Klubi i Skënderbeut, ka përgënjeshtruar lajmet që lidhjen me gjyqin që do të mbahet në CAS për të rrëzuar dënimin e UEFA-s, që e përjashtoi klubin korçar 10 vite nga kompeticionet europiane, si dhe e dënon me gjobë 1 milion euro.

Në një reagim zyrtar, Skënderbeu sqaron se seanca në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do të zhvillohet në datën 16 prill 2019.

Ja reagimi i plotë i Skënderbeut:

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është i detyruar të sqarojë të gjithë dashamirësit e ekipit dhe ata që duan të dinë më shumë për vendimin që ne presim nga CAS-i.

Të gjitha ato që fliten së fundi në ambjentet futbolldashëse, në mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe në të gjitha rrjetet sociale janë vetëm thashetheme dhe asgjë më shumë se kaq.

Jemi mësuar prej shumë kohësh me këto thashetheme dhe ne u themi të gjithë tifozëve që të qëndrojnë me “këmbë në tokë”. Të vetmet sqarime zyrtare dhe reale mund ti gjeni vetëm në faqen tonë.

Ju njoftojmë se Seanca Dëgjimore në CAS do të jetë në datën 16 prill 2019 dhe sigurisht do të presim të qetë këtë ditë dhe bashkë me të edhe vendimin zyrtar.

Jemi të qetë dhe të bindur që ne do të dalim fitimtarë në fund, por na vjen keq për thashethemet e fundit dhe ishim të detyruar për këtë sqarim.

Faleminderit për mirëkuptimin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco