Moratti ‘zgjedh’ trajnerin e ri të Interit

Moratti ‘zgjedh’ trajnerin e ri të Interit

22:22, 28/02/2019

Massimo Moratti nuk është më presidenti i Interit, por ndikimi i tij brenda klubit zikaltër vazhdon të jetë i madh.

Sipas "Tuttosport", ish-numri një i milanezëve flet shpesh me presidentin aktual të klubit, Steven Zhang, të cilit i ka thënë se duhet të marrë më shumë përgjegjësi.

Gjithashtu, Moratti duket se ka filluar një fushatë për ta bindur Zhang që të kthejë Jose Mourinhon në drejtim të zikaltërve.

Alternativa, në rast të një shkarkimit të Spallettit, është Antonio Conte, i cili nuk pëlqehet nga ish-presidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco