Federata Spanjolle bën ndryshimin e papritur për Real-Barcelona

Federata Spanjolle bën ndryshimin e papritur për Real-Barcelona

21:56, 28/02/2019

Federata Spanjolle e Futbollit ka njoftuar se do të ndërrohet arbitri kryesor që do të gjykojë ndeshjen mes Realit dhe Barcelonës, ndeshje e vlefshme për kampionat, që do të luhet të shtunën në mbrëmje.

Pak orë para startit të takimit, u bë ky ndryshim, pasi kryesori Hernandez u dëmtua dhe nuk mund të arbitrojë këtë sfidë.

Alberto Mallenco është zgjedhur për të vënë drejtësi në derbin klasik të Spanjës.

Image

Ky është sezoni i fundit i spanjollit që do të arbitrojë, pasi do të heqë dorë nga ky profesion.

Në dhomat e VAR-it do të jetë, arbitri Lahoz, i cili vitet e fundit ka qenë një ndër arbitrat më të kontestuar në Spanjë dhe jo vetëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco