Deklarata e fortë: Liverpooli do vuajë presionin, titullin e fiton Manchester City

Deklarata e fortë: Liverpooli do vuajë presionin, titullin e fiton Manchester City

21:14, 28/02/2019

Te Liverpooli ka më shumë presion se te Manchester City për të fituar titullin dhe ky është një faktor që mund të ndihmojë skuadrën e Guardiolës në këtë sezon.

I këtij mendimi është Raheem Sterling i cili ka provuar të luajë me të dyja skuadrat.

Vetëm një pikë i ndan dy skuadrat me 10 ndeshje të mbetura në kampionat.

“Kemi besim në vetvete dhe kemi mentalitetin e duhur për të fituar përsëri titullin. Jemi të fokusuar 100% për të mos bërë asnjë hap fals ndaj kujtdo”, thotë Sterling.

Gjatë sezonit 2013-2014, Sterling po shkëlqente me “The Reds” nën drejtimin e Brendan Rodgers. Megjithatë, megjithëse i shkoi titullit shumë pranë, e humbi në fund të sezonit.

“Kur isha te Liverpooli kisha më tepër presion sesa këtu. Mendoj se tifozët ndikuan te ne. Ishim në kontroll dhe kishim mundësinë, por nuk e shfrytëzuam. Këtu është ndryshe. I marrim ndeshjet një e nga një, por është komplet ndryshe nga viti i kaluar, kur fituam bindshëm kampionatin. Jemi ne ndjekësit dhe gara është shumë e fortë për momentin, por kam besim të plotë te skuadra”, deklaroi ylli i Manchester Cityt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco