Sokol Cikalleshi ‘fluturon’ në gjysmëfinalet e Kupës së Turqisë

Sokol Cikalleshi ‘fluturon’ në gjysmëfinalet e Kupës së Turqisë

20:54, 28/02/2019

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka festuar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë.

Skuadra e tij, Akhisarspor, arriti të eliminonte Kasimpasën, duke e mposhtur në të dyja sfidat.

Në takimin e parë, Akhisarspor triumfoi me rezultatin 1-3, ku Cikalleshi ishte protagonist absolut duke realizuar dopjetë, teksa në përballjen e sotme, ishte përsëri skuadra e kavajasit që triumfoi me rezultatin 1-2.

Edhe pse e nisi ndeshjen si titullar, kësaj here Cikalleshi nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, teksa u zëvendësua në minutën e 67-të nga Manu.

Shanset janë të mëdha që skuadra e shqiptarit të arrijë një triumf historik në Kupë, teksa në gjysmëfinale do të përballet me Umraniespor që militon në Kategorinë e Dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco