FOTO/ Letër prekëse e Icardit: Kam luajtur me dhembje për Interin, ja sakrificat e mia

FOTO/ Letër prekëse e Icardit: Kam luajtur me dhembje për Interin, ja sakrificat e mia

20:17, 28/02/2019

Nëpërmjet një letre të gjatë në një postim në Instagram, Mauro Icardi ka shkruar disa fjalë të rënda dhe plot kuptim, por në të njëjtën kohë lë edhe disa hipoteza të hapura për sa i përket të ardhmes së tij.

Në njërën anë, ai i shpreh një dashuri që nuk mbaron kurrë për ngjyrat zikaltër, nga ana tjetër, nuk i largon dyshimet për një largim të mundshëm.

Letra e Icardit

“Në momentet më të vështira tregohet dashuria e vërtetë. Në këto momente kam vendosur të qëndroj tek Interi, me Interin. Kur mendova se me gola e mi, mund të ndihmojë Interin për të qenë më i fortë në shumë gjëra.

Kam refuzuar shumë oferta që vështirë se një lojtar do t’i refuzonte, sidomos në kushte të tilla. Kam luajtur me dhimbje fizike që më kanë sjellë dhe lot pas ndeshjes dhe ditët në vijim. Por unë vetëm kam këmbëngulur për të qëndruar në fushë, madje edhe kundër këshillave mjekësore. Sepse kur erdha në fushe, arrita të harrojë çdo dhimbje, me të vetmin qëllim që të jepja gjithçka që mundesha  për t’i ndihmuar këto ngjyra. Tek Interi, me Interi, për dashurinë e ngjyrave zikaltër. Sepse kam vetëm një Inter.

Kam përmbushur ëndrrën time, ëndrrën e të gjithë ne interistëve, duke u kthyer në Ligën e Kampionëve, me ekipin që kam qenë kapiten. Sepse unë gjithmonë kam transmetuar dashurinë për këto ngjyra.

Nuk e di nëse në këtë moment ka dashuri dhe respekt ndaj Interit dhe ndaj meje nga disa që marrin vendimet. Nuk e di nëse ka dëshirë për të vepruar dhe zgjidhur gjërat vetëm dhe ekskluzivisht për hir të Interit. Shumë gjëra mund të ndodhin në një familje të mirë apo të keqe. Dhe nga dashuria mund të mbase shumë, nga çdo gjë. Por respekti nuk mund të mungojë kurrë. Këto janë vlerat e mia, këto janë vlerat për të cilat gjithmonë kam luftuar. Në historinë time. Tek Interi. Me Interin”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco