FOTO/ Liverpool-Manchester City, ja kush janë 10 ‘betejat’ për titullin në Premierligë

FOTO/ Liverpool-Manchester City, ja kush janë 10 ‘betejat’ për titullin në Premierligë

19:52, 28/02/2019

Liverpooli dhe Manchester City duhet t’i forcojnë dhëmbët deri në fund të edicionit, pasi kanë një kalendar të ngjeshur në luftën për titull.

Liverpooli i Jurgen Kloppit, ose Manchester City i Pep Guardiolës, njëra prej këtyre dy skuadrave pritet të ngrejë lart trofeun në fund të sezonit, pasi janë shkëputur tetë pikë nga ndjekësi më i afër, Tottenhami.

“Redsat” kryesojnë me 69 pikë të grumbulluara, vetëm një më shumë se “Cityzens”, 68.

Kur kanë mbetur edhe 10 javë deri në fund të edicionit, Liverpooli dhe Manchester City, duke parë kalendarin e ndeshjeve, duhet të djersiten shumë për të arritur te titulli.

Nga 10 ndeshje, Liverpooli 5 do t’i luajë në transfertë dhe 5 të tjera në shtëpi, ndryshe nga Manchester City, që 6 do t’i luajë jashtë fushe dhe 4 në shtëpi.

Nga këto 10 ndeshje, më të vështirat për ekipin e Jurgen Klopp konsiderohen; kundër Tottenham (31 mars, në shtëpi) dhe Chelsea (14 prill, në shtëpi).

Kurse, për Manchester Cityn e Guardioloës, ndeshjet më të vështira konsiderohen; kundër Tottenham (20 prill, në shtëpi) dhe ndaj Manchester United (24 prill, në “Old Trafford”).

Më poshtë, në foto janë ndeshjet e Liverpoolit dhe Cityt. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco