FOTO/ Ndodh për herë të parë në Shqipëri, një gjyqtare femër për derbin Tirana-Partizani

FOTO/ Ndodh për herë të parë në Shqipëri, një gjyqtare femër për derbin Tirana-Partizani

19:13, 28/02/2019

Një ngjarje historike do të ndodhë nesër në futbollin shqiptar; një gjyqtare femër do të jetë pjesë e gjashtë arbitrave që do të mbajnë drejtësi në derbin Tirana-Partizani.

Sipas “Panorama Sport”, bëhet fjalë për Emanuela Rustën, e cila do të jetë gjyqtare pas porte dhe do të ndihmojë kryesorin Enea Jorgji.

Image

Kjo është historike për futbollin shqiptar, sepse kurrë më parë në një derbi nuk ka gjykuar edhe një femër.

Emanuela Rusta mban stemën e FIFA-s dhe është një ndër gjyqtaret e futbollit më të talentuar në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco