Juventus deklaratë zyrtare për gjendjen e Cristiano Ronaldos

Juventus deklaratë zyrtare për gjendjen e Cristiano Ronaldos

17:58, 28/02/2019

Cristiano Ronaldo u dëmtua në ndeshjen ndaj Bolognas ku Juventusi fitoi 1-0 me një gol të Dybala.

Ylli i skuadrës bardhezi, sot është rikthyer të stërvitet me pjesën  tjetër të grupit, pasi dje u stërvit i veçuar.

Ekzaminimet që u bënë këto ditë, kanë përjashtuar çdo lloj problemi dhe nëse nuk rikthehet dhimbja në kavilje, Allegri do ta grumbullojë portugezin për sfidën në “San Paolo”, kundër Napolit.

Juventusi ka dalë me deklaratë zyrtare: "Douglas Costa dhe Cristiano Ronaldo kanë punuar së bashku. Për CR7 do të ketë kontrolle mjekësore edhe nesër, për shkak të një goditjeje në kyçin e majtë kundër Bolognas".

Nëse do të jetë në fushën e lojës me Napolin, do të varet sërish nga Allegri, që zakonisht lojtarët që kanë probleme nuk i aktivizon menjëherë, nga frika e një dëmtimi më të madh.

Gjithsesi, në kampin bardhezi shpresojnë që CR7 të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të Championsit kundër Atletico Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco