Telushi nuk bën parashikime: Ndaj Tiranës dua fitore edhe me një gol nga portieri

Telushi nuk bën parashikime: Ndaj Tiranës dua fitore edhe me një gol nga portieri

16:47, 28/02/2019

Nesër është derbi Tirana-Partizani dhe nga të dy kampet janë dhënë deklarata se do të futen në fushë vetëm për fitore.

Në konferencën për shtyp para derbit me Tiranën, nga kampi i kuq ishte Bruno Telushi që foli për mediat.

“Është një ndeshje që ka emocione, është e veçantë. E kam thënë që derbi është maja e futbollit shqiptar dhe të jep emocione ta luash”, theksoi mesfushori.

Përsa i përket kundërshtarit, Telushi tha: “Tirana këtë fazë ka bërë paraqitje më të mira se në dy fazat e para. Do të jetë ndeshje e bukur dhe kush do të jetë më i përgatitur do ta fitojë. Derbi është një ndeshje që mezi pritet. Ka javë që mendohet për derbin, por ne kemi menduar për ndeshjen e radhës. Është ndeshje me emocione, në stërvitje kemi qenë të qetë me këmbë në tokë. E shikojmë si ndeshje radhe.

Nuk bëj parashikime, rezultati është edhe fat në fund. Ne do të japim maksimumin. Do t’ia lëmë fushës. Jemi më të fortë se kurrë, e kemi treguar edhe në ndeshje të tjera ku kemi humbur dhe kemi reaguar. Nuk e mendojmë fare humbjen.

Gol në derbi? Ishalla e zgjidh Alban Hoxha, për mua s’ka rëndësi kush shënon, mjafton të fitojmë. Çdo ndeshjet do vlerësuar në maksimum. Tirana ka sulm të mirë ne kemi mbrojtjen më të mirë në kampionat, kjo tregon që nuk i trembemi aspak”, deklaroi Telushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco