Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Pique deklaratë të jashtëzakonshme pas kualifikimit në finalen 6-të radhazi

Pique deklaratë të jashtëzakonshme pas kualifikimit në finalen 6-të radhazi

15:23, 28/02/2019

Gerard Pique ka folur pas fitores 3-0 ndaj Real Madridit dhe kualifikimit në finalen e Kupës së Mbretit.

Pique ka thënë se ky sukses nuk mund të arrihet nga askush, pasi Barcelona do të luajë finalen e gjashtë radhazi në këtë kompeticion.

“Arritja në finalen e gjashtë… Nuk e di nëse kjo që e kemi arritur është diçka që do të ndodhë ndonjëherë më në Kupën e Mbretit. Ne kemi fituar gjithçka gjatë viteve të fundit, por dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha përsëri”, ka thënë Pique.

“Është shumë e veçantë të kualifikohesh edhe në një finale tjetër. Në fakt, e kemi bërë këtë gjë më shumë falë zakonit. Duke e përmbysur rezultatin kundër Levantes, Sevillas e tani edhe kjo ndeshje.”, ka shtuar më tej ai.

Tashmë Barça do ta kërkojë trofeun e 31-të në Kupën e Mbretit, ku në finale do të përballe me fituesin e çiftit Valencia-Real Betis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco