Ja ndeshjet që mbyllin javën e 23 të Superligës

Ja ndeshjet që mbyllin javën e 23 të Superligës

11:18, 24/02/2019

Java e 23 e Kategorisë Superiore mbyllet ditën e sotme me dy takimet e radhës, ku në Durrës është Kastrioti që do të presë Laçin, ndërkohë që në Elbasan, Kukësi do të presë skuadrën e Kamzës.

Dy skuadrat po kalojnë momente të mira në kampionat, ku Kastrioti vjen nga një fitore ndaj Kamzës, ndërkohë që Laçi vjen me fitore pasi mundi Partizanin.

Gjyqtar i këtij takimi, është përcaktuar të jetë Klodian Shahini që do të ndihmohet nga dy asistentët e tij, Ermal Barushi dhe Herald Lisaku. Gjyqtar i katërt i takimit do të jetë Hermal Llapra.

Sakaq, takimi tjetër mes Kukësit dhe Kamzës është vendosur që të luhet në ‘Elbasan Arena’.

 Ndeshjet e fundit, Kukësi i ka luajtur në Kamëz por duke parë kundërshtarin përballë, ka menduar që të mos luajë në shtëpinë e ‘armikut’ por të zgjedhë në një fushë tjetër.

 Gjyqtar i takimit do të jetë Kreshnik Barjamaj, i ndihmuar nga dyshja Denis Rexhaj dhe Denis Agaraj. Gjyqtar i katërt i takimit do të jetë Eldorjan Hamiti. / Vip Sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco