Ancheloti: Zëvendësimi i këtij lojtari më kushtoi largimin nga Real Madrid

Ancheloti: Zëvendësimi i këtij lojtari më kushtoi largimin nga Real Madrid

11:05, 24/02/2019

Largimi i Anchelotit nga Real Madrid ishte një nga ngjarjet më të bujshme të asaj kohe. Të githë pyetën pse u largua Ancheloti pasi ai arriti goxha suksese.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka folur për kohën e tij në Real Madridi, në një intervistë për II Napolista, duke zbuluar se egoizmi i Bale kishte bërë që ai të debatonte me presidentin e Los Blancos, Florentino Perezin.

Ish-trajneri i Madridit shpjegoi se ai debat, i cili kishte të bënte me egoizmin e Bale, ishte shkaku i largimit të tij nga Bernabeu.

“Ajo që më çmend mua është egoizmi. Kur një futbollist duhet ta pasojë topin dhe nuk e bën, kjo më çmend”, tha Ancelotti.

“Për këtë pagova vetë. Në Madrid, i largova Bale në një ndeshje kundër Valencias. Ai u desh ta pasonte topin te Benzema, i cili do të shënonte në portën bosh, por nuk e bëri dhe gjuajti vetë dhe e humbi mundësinë. Kjo ishte arsyeja që e nxiti fjalosjen me Florentinon. Aty e largova Bale-in nga loja dhe kështu nisi e gjithë rrëmuja”, shpjegoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco