U mposhtën nga Messi, ja çfarë thotë trajneri i Sevillas për 'pleshtin'

U mposhtën nga Messi, ja çfarë thotë trajneri i Sevillas për 'pleshtin'

09:51, 24/02/2019

Sevilla u mposht 2-4 nga Barcelona ku Messi me hat-trick dhe një asist e prishi të gjithë festën e andaluzianëve.

Sevilla u duk se po luante futbollin e saj kulmor të shtunën në Sanchez Pizjuan, duke kaluar në epërsi dy herë ndaj Barcelonës, por Leo Messi iu kundërpërgjigj me hat-trik duke ia siguruar të tri pikët Barcelonës.

Superylli argjentinasi e ka çuar në 36 numrin e përgjithshëm të golave ndaj Sevillës, zyrtarisht viktimës së tij të preferuar, me Manchin që tha pas lojës së 10-shit të Barçës i pëlqen të luajë ndaj Sevillës.

“Ne u përballëm me njërin prej ekipeve më të mira në botë dhe kundër lojtarit më të mirë në botë, të cilit duket se i pëlqejmë shumë”, tha Manchin pas ndeshjes.

Ai beson se skuadra e tij pati mundësinë ta fitojë këtë ndeshjes, por nuk e shfrytëzoi mundësinë e artë para se Messi ta shfaqte magjinë në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco