Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Valverde për Messin: Çdo ekip ka lojtarë të mirë, por ne e kemi më të mirin

Valverde për Messin: Çdo ekip ka lojtarë të mirë, por ne e kemi më të mirin

23:35, 23/02/2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka lavdëruar yllin e skuadrës së tij, Lionel Messin, duke thënë se argjentinasi është futbollisti më i mirë në botë.

Barcelona e bëri një hap të madh drejt titullit të La Ligës me fitoren me rezultat 4:2, kundër Sevillas. Kjo fitori bëri që katalonasit të jenë dhjetë pikë para Atletico Madridit e 12 para Real Madridit.

Me tre gola dhe një asist në ndeshjen kundër Sevillas, Messi ia siguroi këto tri pikë shumë të rëndësishme Barcelonës. Ky ishte het-triku i pesëdhjetë në karrierën e argjentinasit, i cili i ka shënuar 36 gola në 35 ndeshje kundër Sevillas.

“Tri urime të mëdha për golat dhe një urim tjetër për pasimin, ai është vendimtar dhe për të mund të flasësh vetëm në superlativa. Çdo ekip ka lojtarë vendimtarë, por ne e kemi më të mirin në botë”, ka thënë Valverde.

“Jo vetëm për shkak të golave të tij, por edhe për shkak se ai është gjithmonë në vendin e duhur, në kohën e duhur”.

Përkundër që është 31-vjeçar, Messi ka vazhduar t’i lë të gjithë gojëhapur me paraqitjet e tij të këtij sezoni. Ai i ka shënuar 33 gola dhe i ka asistuar 18 të tjera në vetëm 32 ndeshje.

Argjentinasi i kryeson listat për më së shumti gola të shënuara dhe më së shumti asiste në Evropë, përkundër që dy lëndime e kishin lënë atë jashtë fushës për disa ndeshje.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco