Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Ylli i Bayern pëson dëmtim ndaj Hertës, rrezikon të mungojë me Liverpool

Ylli i Bayern pëson dëmtim ndaj Hertës, rrezikon të mungojë me Liverpool

23:13, 23/02/2019

Përveç fitores, Bayern Munich ka pranuar edhe një lajm të keq nga ndeshja me Hertha Berlin.

Anësori francez i skuadrës, Kingsley Coman ka pësuar një lëndim me tu inkuadruar në fushën e blertë.

Ai u detyrua të kryej zëvendësim afërsisht 10 minuta pasi u inkuadrua në fushë, dhe është në dyshim për ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve.

“Ai ndjeu një problem në muskuj. Nuk kemi ndonjë informacion” ka thënë Kovac pas ndeshjes.

“Nesër do të kemi skenimin e tij. Nëse ndonjë gjë më e madhe i ndodh Coman, atëherë ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Liverpool. Shpresoj të mos jetë aq keq” ka thënë ndër të tjerash Kovac.

Kingsley Coman është vetëm 22 vjeçar dhe deri në këtë pikë të karrierës është përballur me shumë lëndime.

Ai pati bërë të ditur se nëse edhe njëherë do të kishte nevojë për operim, atëherë do të pensionohej nga futbolli. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco