Skandal në Partizani vs Flamurtari, dhunohet fotografi

Skandal në Partizani vs Flamurtari, dhunohet fotografi

22:47, 23/02/2019

Nga Ervin Baku

Skandal & turp! Turp & skandal!

Dhunohet fotografi i Flamurtarit në krye të detyrës!

Sot ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, shumë e shëmtuar dhe shumë e dënueshme.

Tifozë të Partizanit hynë në fushë dhe ushtruan dhunë ndaj fotografit të Flamurtarit, Çimi Ramaj.

Fotografi ishte në krye të detyrës. Po fotografonte futbollistët e Flamurtarit që po festonin eurogolin e barazimit në mënyrën e tyre.

Kaq.

Ky ishte ‘gabimi’ dhe ‘krimi’ i fotografit Çimi Ramaj. Po bënte punën e tij. Pra në mes të ndeshjes, në mes të stjuartëve, ca burracakë hynë në fushë dhe ushtruan dhune mbi një profesionist të akredituar për të bërë punën e tij.

Po stjuartët ku ishin? Solidarizohem plotësisht me kolegun Çimi Ramaj!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe të mundshme dhunën ndaj fotografit Çimi Ramaj!

Kjo mund t'i ndodhë kujtdo nga ne nesër, në tribunat e shtypit.

I bej thirrje klubit të Partizanit të mos heshtë, por t'i kërkojë një falje të madhe fotografit Çimi Ramaj!

Të dënojë edhe klubi dhunën e ushtruar ndaj tij.

Të distancohet nga ata tifozë. T'i përjashtojë.

Ata tifozë nuk kanë lidhje me futbolli. Futbolli duhet të bashkojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco