Presidenti i Bayern merr dhuratën e veçantë nga ambasadori i Kosovës në Gjermani

Presidenti i Bayern merr dhuratën e veçantë nga ambasadori i Kosovës në Gjermani

22:12, 23/02/2019

Beq Cufaj, ambasador i Kosovës në Gjermani, është kujdesur që t’i jap një dhuratë speciale presidentit të Bayern Munich, Uli Hoenes.

Këtë situatë, Cufaj e ka shfrytëzuar në ndeshjen që bavarezët e luajtën me skuadrën nga kryeqyteti, Hertha.Cufaj i ka dhuruar një fanellë të Kosovës presidentit bavarez që e kishte ftuar në këtë ndeshje.

Më poshtë ua përcjellim njoftimin nga FFK për këtë ngjarje:

23 shkurt, 2019 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beq Cufaj, sot, e ka ndjekur nga afër në “Allianz Arena” ndeshjen ndërmjet Bayernit dhe Hertha Berlin, me ftesë të presidentit të FC Bayern, Uli Hoenes. Me këtë rast, ambasadori Cufaj, ia ka përcjellë presidentit Hoenes falënderimet e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, për kontributin e dhënë për Kosovën në ditët më të vështira, si dhe ia ka dhuruar në emër të presidentit Ademi dhe FFK-së, një mirënjohje dhe fanellë të Kombëtares së Kosovës, si një personalitet i dashur dhe shumë i njohur i futbollit gjerman dhe atij botëror.

?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco