Shaqiri, poston FOTON e veçantë para super sfidës me Man United

Shaqiri, poston FOTON e veçantë para super sfidës me Man United

22:04, 23/02/2019

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka bërë të ditur se ai është gati për derbin kundër Manchester Unitedit, i cili do të zhvillohet nesër, në orën 15:05, në stadiumin “Old Trafford”.

Shaqiri e ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ku shkroi: “Jemi gati. Ti nuk do të ecësh kurrë i vetëm [motoja e Liverpoolit: You’ll Never Walk Alone]”.

Shaqiri kishte debutuar për Liverpoolin, në një ndeshje miqësore, kundër Manchester Unitedit. Përkundër që ishte aktivizuar në ndeshje nga banka rezerve, ai kishte arritur ta shënonte një gol të bukur, akrobatik.

Më vonë, 27-vjeçari e kishte dëshmuar veten kundër Manchester Unitedit edhe në ndeshje me karakter garues. Liverpooli kishte qenë duke barazuar në shtëpi kundër “Djajve të kuq”, deri në momentin kur në lojë hyri Shaqiri.

Ndikimi i përfaqësuesit të Zvicrës u vërejt menjëherë, pasi që ai e mposhti dy herë portierin David de Gea, duke ia siguruar kështu skuadrës së Jurgen Kloppit fitoren me rezultat 3:1. Ato dy gola kishin ndikuar që edhe Jose Mourinho të shkarkohet nga pozita e trajnerit të “Djajve të kuq”.

Megjithatë, përkundër këtyre statistikave të mirë, Shaqiri nuk pritet të jetë titullar në ndeshjen e së dielës kundër Manchester Unitedit, e cila zhvillohet në Old Trafford, në orën 15:05.

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, e ka publikuar formacionin e parë me lojtarët të cilët pritet t’i zgjedhë Kloppi dhe Shaqiri nuk është pjesë e këtyre 11 futbollistëve.

Shaqiri nuk ka qenë titullar për Liverpoolin as në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në kuadër të Premierligës. Kundër West Hamit, ai u aktivizua nga banka rezerve dhe luajti për 21 minuta, ndërsa për ndeshjen e fundit, kundër Bournemouthit, nuk ishte fare pjesë e skuadrës, për shkak të dhimbjeve në bark.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco