Ylli që zbuloi Fadil Vokrri, debuton për Baselin

Ylli që zbuloi Fadil Vokrri, debuton për Baselin

21:39, 23/02/2019

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova është shfaqur për herë të parë në fushë me fanellën e Baselit, që nga transferimi i tij në klubin zviceran.

Kosovari hyri në minutën e 84-të të ndeshjes së Baselit kundër Neuchatel Xamax, të cilën skuadra e Baselit e fitoi me rezultat 2:0, në kuadër të Super Ligës së Zvicrës.

Zhegrova e zëvendësoi Valentin Stockerin në këtë ndeshje, mirëpo ai luajti vetëm për gjashtë minuta. 19-vjecari u la në stol për ndeshjen e fundit, më 17 shkurt, kundër Sionit.

Zhegrova u transferua në Basel nga Genku gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai u transferua në formë huazimi, deri në qershor të vitit 2020, kur klubi zviceran e ka opsionin për ta blerë përfundimisht belgun.

Të interesuar për Zhegrovën ishin edhe mjaft shumë klube të tjera evropiane, si Lazio, Milani e Barcelona, pasi që raportohej se as kosovari nuk ishte i kënaqur në klubin belg për shkak të minutave të paktë në të cilat aktivizohej.

Gjatë gjithë pjesës së parë të sezonit, ai i ka bërë gjithsej 12 paraqitje për ish-klubin e tij, vetëm shtatë në Jupiler Pro League, nivelin e parë të futbollit në Belgjikë.



© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco