FOTO/ Shkëlqen në Sllovaki, Panuçi ndjek nga afër mesfushorin shqiptar

FOTO/ Shkëlqen në Sllovaki, Panuçi ndjek nga afër mesfushorin shqiptar

21:15, 23/02/2019

Pas golave dhe paraqitjeve mjaft të mira kohët e fundit në Sllovaki, një “sy” i Panuçit ka shkuar ditën e sotme edhe për mesfushorin shqiptar, Kristi Qose.

Numri 6 i ekipit sllovak Ruzomberok, ishte titullar në sfidën që luante në transfertë ndaj Podbrezovës, e cila u fitua nga ekipi i shqiptarit me shifrat 0-1. Qose luajti për 90 minuta, dhe në të 73-tën u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat sllovake, ai ka pasur edhe një rast të mirë shënimi në minutën e 25-të, por goditja e tij shkoi pak mbi portierin. Në përgjithësi, paraqitja e Qoses ishte pozitive, dhe 23-vjeçari vazhdon të bindë trajnerin, duke qenë një pikë kyçe në formacionin e ekipit që gjendet në vendin e 4-t, në Sllovaki.

Tashmë, mbetët për t’u parë nëse paraqitja e sotme, por edhe ato të mëparshme të Kristi Qoses, e kanë bindur trajnerin Panuçi, për ta ftuar në ndeshjet e marsit, që hapin fushatën kualifikuese për Europianin 2020.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco