Allegri tregon recetën: Ja si do e kalojmë Atleticon

Allegri tregon recetën: Ja si do e kalojmë Atleticon

19:31, 23/02/2019

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka bërë të ditur se çfarë i nevojitet skuadrës së tij për ta përmbysur Atletico Madridin.

Juve ka luajtur një sezon të jashtëzakonshëm deri në këtë pikë, por kanë pësuar një humbje të befasishme ndaj Atletcio Madrid, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas humbjes 2:0, trajneri i Juves beson se skuadrës së tij do t’i duhet diçka e jashtëzakonshme për ta përmbysur rezultatin.

“Kemi 20 ditë për tu përgatitur për sfidën e madhe kundër Atleti” ka thënë ai në një konferencë për shtyp.

“Sigurisht se do të jetë mbrëmje e madhe. Nuk e di nëse do të kalojmë tutje ose jo, do të shohim në fund të takimit, por ne duhet të bëjmë gjithçka të sigurojmë paraqitjen më të mirë” ka thënë italiani.

“Ne duhet të rikthejmë atë, duke bërë diçka të jashtëzakonshme” ka thënë ndër të tjerash Maxi.

Atletico Madrid është një nga skuadrat që pranon gol shumë vështirë, por forma e lartë e Juves lë gjithçka të hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco