‘Do të fitojmë gjithçka’, flet Messi pas tripletës me Seviljen

‘Do të fitojmë gjithçka’, flet Messi pas tripletës me Seviljen

19:23, 23/02/2019

Barcelona e bëri një hap të madh drejt titullit të La Ligës me fitoren me rezultat 4:2, kundër Sevillas, dhe Lionel Messi është i kënaqur, edhe pse i paralajmëron tifozët e klubit që ata kanë ende një rrugë të gjatë deri në fund të sezonit.

Me tre gola dhe një asist në ndeshjen kundër Sevillas, Messi ia siguroi këto tri pikë shumë të rëndësishme Barcelonës, që tani është dhjetë pikë para Atletico Madridit e 12 para Real Madridit.

Megjithatë, argjentinasi nuk i mjafton vetëm kjo dhe ai dëshiron që Barcelonë të vazhdojë të garojë për të tri titujt në të cilat është ende në garë – La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

“Kemi ende një rrugë të gjatë deri në fund, por ishte e rëndësishme që të fitojmë këtu për ta mbajtur distancën. Ne kemi ende disa ndeshje të vështira”, ka thënë Messi.

“Po bëhet gjithmonë e më e vështirë për të fituar. Ne nuk jemi duke e lënë anash asnjë garë. Jemi një hap larg arritjes në finalen e Kupës së Mbretit, por ne e kemi një sfidë shumë të vështirë për ta arritur këtë, kundër Real Madridin, në stadiumin e tyre”.

“Por, ne do të tentojnë të fitojmë atje dhe kemi besim se mund ta bëjmë këtë gjë. Ne do të tentojmë të fitojmë gjithçka”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco