Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Partizani, tjetër hap drejt titullit që mungon prej 26 vjetësh, por gjyqtari sot …

Partizani, tjetër hap drejt titullit që mungon prej 26 vjetësh, por gjyqtari sot …

19:06, 23/02/2019

Partizani ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 3-1 në një sfidë ku nuk mungoi tensioni dhe gabimet e gjyqtarëve.

Në minutën e 40-të tifozët e Partizanit kaluan rrethimin e stadiumit dhe dhunuan fotografin e Flamurtarit. Pas këtij momenti gjyqtari Myrtja ndëshkoi në mënyrë të çuditshme me karton të kuq sulmuesin Andi Ribaj, teksa skuadra e Dajës u detyrua ta luante ndeshjen me 10 lojtarë për më shumë se  45 minuta.

Bardhi dhe Ribaj ishin autorët e golave në pjesën e parë, ndërsa në të dytën loja foli e gjitha për Partizanin që arriti të shënonte 2 herë me Rubin Hebajn, i cili u hodh në fushë nga trajneri Gega në minutën e 66-të.

Me triumfin e sotëm, Partizani e ka thelluar diferencën e pikëve nga ndjekësit e Teutës në 10 pikë, teksa në sfidën e radhës do të ndeshet ndaj Tiranës.  Ndërkohë Flamurtari mban vendin e 6-të me 33 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco